Dr. Driton Haziri,Kardiologtel. 044 312 189

Takikardia është term mjekësor për rrahjet e shpejta të zemrës mbi 100 rrahje në minutë; mund të fillojë në dhomat e poshtme të zemrës (ventrikuj) ose në dhomat e sipërme (atriume). Me këtë ritëm të shpejtë zemra nuk është në gjendje të pompojë në mënyrë efikase gjakun e pasur me oksigjen në trup.


Ritmi i zemrës kontrollohet nga një stimulues kardiak natyral (nyja sinoatriale) e cila gjendet në dhomën e sipërme të djathtë (atrium). Nyja sinoatriale dërgon sinjale elektrike që normalisht të fillojë çdo rrahje zemre. Këto sinjale elektrike lëvizin nëpër atriume duke bërë që muskujt e zemrës të shtrëngohen (kontraktohen) dhe të pompojnë gjakun në barkushe (ventrikuj).

Më pas sinjalet arrijnë në një grup qelizash të quajtur nyja atrioventrikulare ku ngadalësohet për një pjesë të sekondës; kjo vonesë e lehtë lejon që barkushet (ventrikujt) të mbushen me gjak. Pastaj sinjali përcillet në tufën e His-it, poshtë septumit ndërventrikular dhe përmes degëve të His-it dhe fibrave Purkinje përhapen impulset valore përgjatë ventrikujve, duke i bërë ato të tkurren dhe të pompojnë gjakun në mushkëri ose pjesë tjera të trupit.

Ky proces i përçimit të impulseve në zemër zakonisht shkon pa probleme, duke rezultuar me një rrahje zemre prej 60 deri në 100 rrahje në minutë.

senior man complainin

Shkaktaret e takikardisë Shkaktarët me natyrë kardiake janë:

▪ Infarkti i miokardit
▪ Sëmundjet iskemike të zemrës
▪ Hipertensioni
▪ Sëmundjet valvulare të zemrës,
▪ Pamjaftueshmëria e zemrës (insuficienca kardiake)
▪ Sëmundjet strukturale të zemrës (kardiomiopatit),
▪ Infeksionet (endokarditi, miokarditi)
▪ Tumoret

Shkaktarët me natyrë tjetër janë:

▪ Sëmundjet e gjëndrës tiroide
▪ Sëmundjet e mushkërive
▪ Anemia
▪ Temperatura
▪ Çrregullimi i elektroliteve
▪ Konsumimi i duhanit
▪ Abuzimi me substanca narkotike
▪ Stresi emocional
▪ Konsumimi i sasive të mëdha të pijeve alkoolike ose të kafeinës, etj.

Takikardia në bazë të origjinës së lokalizimit, ndahet në dy grupe:

1. Takikardia supraventrikulare, ku bëjnë pjesë:

• Tahikardia paroksismale supraventriculare
• Kontrakcionet atriale të parakoshme (PACs)
• Tahikardia nga rrugët akcesore
• Tahikardia atriale
• Fibrilacioni atrial
• Flateri atrial

2. Tahiakardia ventrikulare, ndahet në:

- Takikardi ventrikulare e paqëndrueshme < 30 sekonda, pa kompromitime hemodinamike.                                                                                       - Takikardi ventrikulare e qëndrueshme > 30 sekonda, me kompromitime hemodinamike.

doctor with electrocardiogram equipNë bazë të morfologjisë tahikardite ventrikulare,

ndahen në:

• Monomorfe

- Takikardi ventrikulare
- Takikardi rihyrëse me bllok të degës
- Fibrilacion ventrikular
- Flater ventrikular

• Polimorfe

- Torsade de pointes

Simptomat e takikardisë

▪ Vështirësi në frymëmarrje
▪ Marramendje
▪ Lodhje
▪ Djersitje
▪ Palpitacione
▪ Dhimbje gjoksi
▪ Humbje e vetëdijes
▪ Arrest kardiak

Diagnostikimi

Një numër i konsiderueshëm i ekzaminimeve janë të disponueshme për diagnostikimin e aritmive kardiake; është e rëndësishme të vazhdohet me një qasje hap pas hapi. Qëllimi është të arrihet një korrelacion midis simptomave, aritmisë themelore dhe te fillohet me terapinë e duhur.

Ekzaminimet rutinore te cilat kërkohen janë: analizat laboratorike, Ekg, Ekokardiografia, Ergometria (stres testi kardiak), Holter monitorimi 24-48 orësh.

Në disa raste rekomandohen ekzaminime tjera shtesë: koronarografia, studimi elektrofiziologjik, etj., për të identifikuar pacientët me aritmi të shkaktuara nga iskemia ose që janë në rrezik për vdekje të papritur kardiake.

cardiologist talking with senior patient photo

Mjekimi

Mjekimi i takikardisë është i ndryshëm dhe mjaft kompleks varësisht prej shkaktarëve, tipit të takikardisë së shkaktuar, gjendjes së përgjithshme të pacientit, sëmundjeve shoqëruese, etj.

Mjekimi mund të jetë: medikamentoz, elektrokardioverzion, ablacion, ICD, etj.

Medikamentoz – me anë barnave (B-bllokatorëve, bllokatorëve të kanaleve të Ca, antiaritmike, etj.) mbahen nën kontroll rrahjet e zemrës.

Elektrokardioverzioni – pas përgatitjeve parapake sipas protokollit me antikoagulant, mund të bëhet konvertimi i ritmit me defibrilator.

Ablacioni - është një procedurë invazive që përdorë energjinë e radiofrekuencës për të shkatërruar vatrat ne një zonë të caktuar të zemrës, te cilat shkaktojnë rrahje të shpejta dhe të parregullta të zemrës.

ICD (vendosja e baterisë) - është një pajisje e vogël me bateri e cila implantohet në gjoks për të zbuluar dhe ndaluar rrahjet e parregullta të zemrës (aritmitë). ICD monitoron vazhdimisht rrahjet e zemrës dhe jep goditje elektrike, kur është e nevojshme, për të rivendosur një ritëm të rregullt të zemrës.

Parandalimi

Ndryshimet e stilit të jetës për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës mund të ndihmojnë në parandalimin e aritmive të zemrës që mund të shkaktojnë takikardi.

▪ Zgjidhni një dietë të pasur me drithëra, fruta, perime, mish pa yndyrë.
▪ Kufizoni kripën (më pak se 5 gram në ditë), sheqerin dhe yndyrat e ngopura.
▪ Përpiquni të bëni aktivitet fizik për të paktën 30 minuta në ditë.
▪ Mbani një peshë të shëndetshme.
▪ Mbani nën kontroll presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.
▪ Mos konsumoni duhan.
▪ Mos konsumoni alkool.
▪ Kufizoni kafeinën.
▪ Menaxhoni stresin.

/Telegrafi/