Rrahje në Aeroportin “Adem Jashari”, një i dyshuar përfundon në mbajtje

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Një incident është raportuar mëngjesin e së mërkurës në Aeroportin e Prishtinës, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje.
Lidhur me rastin, policia njofton se njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.
"Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin njëri prej të dyshuarve është liruar kurse i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje", ka njoftuar policia. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































