Reperi Majk është shumë i pëlqyer nga publiku për këngët dhe interpretimin e tij.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not” të Roza Latit, ku ka rrëfyer detaje nga jeta e tij profesionale.


Sigurisht që me pjesëmarrjen e tij në këtë emision, ai nuk u ka shpëtuar sfidave qesharake të modereatores së njohur karizmatike.

roza lati 276106201 115245554442801 5886334271585092952 n

Vet Roza ka publikuar së fundmi një video të reperit të realizuar gjatë emisionit, ku ai shihet duke gjuajtur me duar në të pasmet e dy balerinave të emisionit.

Sigurisht që e gjitha kjo ka ndodhur nën efektin e shakasë së emisionit, të realizuar nga vet moderatorja në bashkëpunim me balerinat.

majk1

“Loja ‘Tarabyça’ me Majkun i cili u përshtat më së miri”, shkroi prezantuesja Lati në mbishkrimin e videos.

Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe në Instagram dhe TikTok, me shumë prej ndjekësve që kanë qeshur me këtë sfidë të reperit. /Telegrafi/