PSV ka pësuar një humbje befasuese në shtëpi, duke u mundur 3-1 nga Royale Union SG në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi me tension për vendasit, pasi në minutën e 9-të Promise David shënoi një penallti të saktë për Royale Union SG, duke e çuar rezultatin në 1-0 dhe duke lënë portierin Matej Kovar pa asnjë shans.


PSV tentoi të reagojë, ku në minutën e 16-të me Ruben van Bommel goditi shtyllën, ndërsa disa minuta më vonë Ismael Saibari humbi një mundësi të artë për të ngushtuar rezultatin.

Në minutën e 39-të ishte Anouar Ait El Hadj që tregoi aftësi të jashtëzakonshme dhe shënoi një gol spektakolar nga brenda zonës, ku topi shkoi në rrjetë pas një devijimi në shtyllë, duke e çuar Royale Union SG në avantazh prej 2-0.


Në pjesën e dytë PSV pati disa mundësi të mira për të ndryshuar ritmin e ndeshjes, me Kevin Rodriguez dhe Ismael Saibari, por përsëri nuk arritën të gjenin rrjetën.

Kevin Mac Allister shfrytëzoi një harkim nga këndi të Kevin Rodriguez dhe shënoi për 3-0 në të mirë të belgëve, duke vulosur fitoren.

PSV arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 90-të me Ruben van Bommel, duke ngushtuar rezultatin në 3-1.


Me këtë fitore, Royale Union SG tregon forcën, ndërsa PSV mbetet me nevojë për përmirësime të menjëhershme për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app