Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth për gazetën greke “Etnos” tha se askujt nuk do të ketë përfitime nëse hapet përsëri çështja e emrit, një gjë e cila do të kishte pasoja në marrëdhëniet me partnerët evropian, por edhe në zhvillimin social dhe ekonomik, njofton AIM nga Athina.
“Nuk shikoj arsye se pse qeveritë e ardhshme nga e para do ta rishikonin një kontest çka është zgjidhur. Diçka e tillë do të kishte pasoja negative në lidhje me partnerët evropian, me pasoj për zhvillimin social dhe zhvillimin e përgjithshëm. Ky skenar nuk është në përfitim të askujt. Vetëm mund të bëjë thirrje deri tek partitë që tu përgjigjen rrethanave. Përndryshe, vlen principi fondamental i vjetër të së drejtës “rasta sun senvanda (Gjërat duhet të trajtohen ashtu si duhet)””, tha Roth, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me marrëveshjen e Prespës, ministri gjerman tha se kontesti për emrin për një periudhë të gjatë ka qenë lëndë për politikë të brendshme në kurriz të qytetarëve nga të dyja vendet.
“Marrëveshja e Prespës, konkretisht vendos themelet e paqes, stabilitetit dhe prosperiteti, ndërsa me këtë edhe respekt të ndërsjellë dhe miqësi, që është dashur të nënkuptohet, nga dy fqinjët në Evropë. Tani, me durim duhet të sqarohen faktet e marrëveshjes dhe të mbështetet përmbajtja e saj. Jam i sigurt se atëherë shumë dyshime do të largohen”, sqaron Roth./Telegrafi/