Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor "Maje men".

Ditë më parë, ajo ka përfunduar xhirimet e klipit, i cili do të përmbajë disa skena mjaft 'të nxehta'.


Së fundmi, Hajati ndau me fansat në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shfaqet bashkë me balerinin Gert Koxhja.

Ky i fundit shfaqet i zhveshur në pjesën e sipërme, teksa pranë tij gjendet këngëtarja, e cila është trukuar duke marrë një pamje mjaft të egër.

Vet Ronela ka treguar se ky projekt do të jetë një nga më të veçantit që ka realizuar në karrierën e saj.

Klipi "Maje men" pritet të jetë i gatshëm për fansat brenda pak ditësh. /Telegrafi/