LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo pasi u shpall më i miri në Serie A: Një vit i çuditshëm, por pozitiv

Ronaldo pasi u shpall më i miri në Serie A: Një vit i çuditshëm, por pozitiv
(Foto: Twitter/JuventusFC)

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë në Serie A për sezonin 2019-20, ndërsa  tha se ishte një vit i çuditshëm, por pozitiv.

Portugezi ndihmoi Juventusin të siguronte Scudetton e tyre të nëntë radhazi nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe komentoi atë sezon që u ndërprerë nga coronavirusi.

“Ishte një vit i çuditshëm, një vit që askush nuk do ta dëshironte, por në nivelin personal dhe ekipor, ishte pozitiv, sepse ne fituam kampionatin”.


“Në fillim, ishte e vështirë të luanim në stadiume bosh, por qëllimi ynë ishte të fitonim kampionatin dhe e bëmë”.

“Ne kemi humbur Ligën e Kampionëve, por kështu është futbolli”, ka thënë Ronaldo për Sky Sport Italia.

Ronaldo zgjodhi golin më të mirë të tij atë të shënuar kundër Sampdorias.

“Ishte goli im më i mirë, jam shumë i sigurt për të”.

“Dua të falënderoj shokët e mi të ekipit, sepse pa ata nuk do të ishte e mundur të merrej ky çmim”.

“Falë lojtarëve që votuan për mua, ndihem shumë me fat. Mendoj se besimi, qëndrueshmëria dhe pasioni janë sekreti për të vazhduar ta shijoj futbollin”.

“Ndihem i motivuar dhe këta elementë duhet të bashkëjetojnë, përndryshe nuk është e mundur të luash në këtë nivel kur të jesh 35, 36, 37 ose 40”, deklaroi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Ai luajti për vite në Ligën Premier dhe tani është në gjyq për kontrabandë

Ai luajti për vite në Ligën Premier dhe tani është në gjyq për kontrabandë

Premier League
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Tjetër goditje për Florent Muslijën pas përjashtimi nga Kosova

Tjetër goditje për Florent Muslijën pas përjashtimi nga Kosova

Bundesliga
Kalo në kategori