Cristiano Ronaldo tashmë ndodhet në Torino, ku të dielën mbrëma ka darkuar me drejtorët e Juventusi dhe agjentin e tij, Jorge Mendes.

Për të shmangur grumbullimin e tifozëve dhe gazetarëve, superylli portugez ka udhëtuar drejt Aeroportit torinez Caselle me aeroplan privat.


ronadlo5 e1531721540312 (Foto: juventus.com)

Ai është shoqëruar nga nëna Maria Dolores, e dashura Georgina Rodriguez dhe djali i madh, Cristiano Jr.

Gjatë të hënës, 33-vjeçari do t'u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në J-Centre të Juventusit.

ronaldo2 e1531721592973 (Foto: juventus.com)

Me Ronaldon kanë darkuar drejtori gjeneral i Juves, Giuseppe Marotta, drejtori sportiv, Fabio Paratici dhe zëvendëspresidenti Pavel Nedved.

Ka pasur thashetheme se CR7 i ka shikuar disa shtëpi luksoze në afërsi të parkut La Mandria, i cili është i rezervuar vetëm për banorët rezidentë.

ronaldofk 1 e1531721619963 (Foto: juventus.com)

Pas testeve mjekësore që do të mbahen mëngjesin e sotëm (e hënë), do të prezantohet në orën 18:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app