Cristiano Ronaldo është lidhur me një rikthim shokues në La Liga, edhe pse nuk është me Real Madridin, ku ai ndërtoi një trashëgimi që me siguri e shënon atë si lojtarin më të madh në historinë e tyre, por me armiqtë e mëdhenj Atletico.

Gazeta spanjolle Diario AS  ka raportuar se lojtari mund të jetë në rrugën e tij drejt rivalëve të qytetit Atletico Madrid në atë që do të ishte një thikë në zemrat e të gjithë tifozëve të Los Blancos.


Portugezi 37vjeçar tronditi botën e futbollit pasi kërkoi largimin nga Unitedi i Erik ten Hag këtë verë, megjithëse nuk ka tërhequr aq vëmendjen që mund të kishte shpresuar.

Sipas raportimeve, përfaqësuesit e Ronaldos kanë kontaktuar me skuadrën e Diego Simeones dhe kanë bindur trajnerin argjentinas që të bëjë një lëvizje për lojtarin.

Nëse raportimi i bujshëm i AS do të rezultonte i vërtetë, atëherë me siguri do të ishte historia e transferimit të verës, por rivaliteti i gjatë midis Ronaldos dhe klubit do të thotë se ka shumë skepticizëm mbi vlefshmërinë e pretendimit.

Pas 311 golave ​​në 292 ndeshje për Realin dhe fitores ndaj Atleticos në jo një, por dy finale të Ligës së Kampionëve në tre vjet, Ronaldo u bë armiku numër një publik në mesin e tifozëve të Atletit dhe një lëvizje me siguri do të krijonte fërkime me bazën e tifozëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app