Cristiano Ronaldo ka vazhduar të vërë rekorde në Kampionatin e sivjetmë Evropian – ‘Euro 2020’. Në tri ndeshjet grupore, ai i ka shënuar pesë gola – dy më shumë se cilido futbollist tjetër.

Me golat e realizuar kundër Hungarisë, Gjermanisë dhe Francës, 36-vjeçari e ka ngritur në 14 numrin e përgjithshëm të golave në Kampionatet Evropiane.

Ky është rekord historik, ndërsa edhe kombinimi i golave në Kampionate Evropiane dhe Kampionate Botëror – 21 sosh në të dy turnetë, është po ashtu rekord më vete.

Statistikat flasin vet, ndërsa CR7 është një gol larg për të thyer rekordin si golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësuesve (pasi tashmë e ka barazuar rekordin e mbajtur nga legjenda iraniane, Ali Daei).

Dhe siç ndodh rëndom, krahasimi bëhet me superyllin tjetër, Lionel Messi. Planet Football ka vënë në pah statistikat e dyshes gjatë pjesëmarrjes në turnetë ndërkombëtare me Portugalinë dhe Argjentinën.


Lionel Messi

lionel1 (Foto: Instagram/leomessi)

Kampionate Botërore

Ndeshje - 19Gola - 6Asistime: 7Penallti të shënuara - 0Minuta për gol - 270.8Minuta për gol që nuk është penallti - 270.8Minuta për gol ose asistim: 125

Copa America

Ndeshje - 30Gola - 10Asistime - 14Penallti të shënuara - 2Minuta për gol - 254.7Minuta për gol që nuk është penallti - 318.4Minuta për gol ose asistim - 106.1

Total

Ndeshje - 49Gola - 16Asistime - 21Penallti të shënuara - 2Minuta për gol - 260.8Minuta për gol që nuk është penallti - 298Minuta për gol ose asistim - 112.8

Cristiano Ronaldo

crisiatina (Foto: Instagram/cristiano)

Kampionate Botërore

Ndeshje - 17Gola - 7Asistime - 2Penallti të shënuara - 2Minuta për gol - 211Minuta për gol që nuk është penallti - 294.8Minuta për gol ose asistim - 163.8

Kampionate Evropiane

Ndeshje - 24Gola - 14Asistime - 9Penallti të shënuara - 3Minuta për gol - 147Minuta për gol që nuk është penallti - 187.6Minuta për gol ose asistim - 89.7

Total

Ndeshje - 41Gola - 21Asistime - 11Penallti të shënuara - 5Minuta për gol - 168.5Minuta për gol që nuk është penallti - 221.1Minuta për gol ose asistim - 110.6


Në bazë të këtyre statistikave, Messi ka qenë më i frytshëm në Kampionate Botërore me një mesatare për gol ose asistim prej 125 minutash, krahasuar me Ronaldon që të njëjtën gjë e ka bërë për 163.8 minuta.

Mirëpo, në përgjithësi, portugezi dominon. Përgjatë turneve të mëdha, CR7 ka një mesatare superiore sa i përket minutave për gol, minutave për gol që nuk është penallti dhe minuta për gol ose asistim.

Për më shumë, superylli i Juventusit e ka fituar njërin prej trofeve të mëdha – atë të Kampionatit Evropian me Portugalinë në ‘Euro 2016’ (duke mos e përmendur Ligën e Kombeve të vitit 2019).

Messi akoma nuk e ka fituar një trofe të madh me Argjentinën, ndërsa ka humbur në finale të Kampionatit Botëror të vitit 2014, si edhe në Copa America 2015 dhe 2016. /Telegrafi/

telegrafi sport app