Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, Ronaldinho nuk ka mundur ta cilësoj yllin argjentinas, Lionel Messi si "më i miri i të gjitha kohërave".

Messi fitoi Topin e Artë të gjashtë në fillim të këtij muaji, duke konfirmuar se ai është më i miri në botë.


Por, Ronaldinho ka pranuar ta cilësoj 32-vjeçarin vetëm "më të mirën e epokës së tij" dhe jo më të mirin e të gjitha kohërave.

"Unë jam i kënaqur që Messi fitoi Topin e Artë. Ne ishim gjithashtu miq gjatë kohës sonë në Barcelona", ka thënë fillimisht Ronaldinho për Marca.

"Por nuk më pëlqen të krahasoj dhe e kam të vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohërave".

ronaldinho messi

Ish-reprezentuesi brazilian përmendi emra legjendash të Brazilit dhe Argjentinës kur u desh të zgjidhte për më të mirin.

"Kishte [Diego] Maradona, Pele, Ronaldo ... është e vështirë të thuhet se Messi është më i miri gjatë historisë së futbollit".

"Mund të them se ai është më i miri i epokës së tij", përfundoi braziliani. /Telegrafi/

telegrafi sport app