Rona Nishliu pre e sulmeve kibernetike, kërkon ndihmën e fansave pasi i është hakuar llogaria në Facebook

Të famshmit shqiptarë shpesh përballen me sulme kibernetike dhe tanimë janë bërë të zakonshme.
Një gjë e tillë së fundmi i ka ndodhur edhe këngëtares së njohur shqiptare, Rona Nishliu.
Artistja e “Suus” përmes një postimi të bërë në rrjete sociale ka kërkuar ndihmë nga miqtë e ndjekësit që ta raportojnë faqen.

“Të dashur, ju lutem report faqes sime të hakuar”, ka shkruar ajo duke treguar edhe opsionet që duhet të bëni.

Rona ndërkohë këto vitet e fundit ka qenë më pak e angazhuar në muzikë.
Ajo duket t'i jetë përkushtuar më shumë jetës personale duke qenë nënë e dy fëmijëve.
Artistja u bë nënë për herë të dytë dhjetorin e kaluar, duke sjell në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Bardhyl. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































