LAJMI I FUNDIT:

Roma do t’i sakrifikojë dy yjet e së ardhmes për transferimin e Frattesit

Roma do t’i sakrifikojë dy yjet e së ardhmes për transferimin e Frattesit

Davide Frattesi vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Romës për repartin e mesfushës.

Mesfushori italian ishte shumë pranë rikthimit në Olimpico edhe në verën e këtij viti, por në fund dështoi marrëveshja mes klubeve.

Roma e ka shitur yllin e ri në vitin 2017 te Sassuolo dhe ka ruajtur 30 për qind të kartonit që tani i jep përparësi për ta ri-blerë atë.


Nga ana tjetër Sassuolo po këmbëngul në çmimin prej 30 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre dhe palët janë në diskutim e sipër.

Calciomercato ka raportuar se Sassuolo i ka vendosur kusht Romës që të përfshijë në marrëveshje dy yjet e së ardhmes, Edoardo Bove dhe Cristian Volpato.

Kësisoj nga 30 për qind të kartonit që posedon Roma, çmimi prej 30 milionë eurove do të bie në 21 milionë, derisa tani po bëhet vlerësimi i dyshes Bove – Volpato.

Edoardo Bove

Për mesfushorin Roma e vlerëson rreth tetë milionë euro, derisa Volpato vlerësohet rreth pesë milionë.

Megjithatë skuadra nga kryeqyteti italian i ka bërë të qartë Sassuolos se dëshiron të vendos klauzolë për t’i riblerë Boven e Volpaton në të ardhmen.

Cristian Volpato

Gjithsesi marrëveshja duket shumë afër dhe Frattesi do të rikthehet te Roma pas pesë viteve larg kryeqytetit italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori