LAJMI I FUNDIT:

Roma parakalon Interin, pranë transferimit të Barellas

Roma parakalon Interin, pranë transferimit të Barellas
Nicolo Barella. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Nicolo Barella është bërë mesfushori më i kërkuar në Serie A.

Inter, Roma, Milan, Napoli dhe Juventus janë skuadrat e mëdha që po i kërkojnë shërbimet e Barellas.

Përderisa lojtari ka insistuar për transferimin te Interi, oferta e Romës ka qenë më e mirë për Cagliarin.


Giallorosët kanë ofruar 35 milionë euro kesh si dhe shërbimet e sulmuesit Gregorio Defrel që llogaritet 15 milionë.

Nicolo Barella përballë Romës. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Kjo ofertë është pranuar nga Cagliari që po i bënë presion Barellas të zgjedh Romën.

Mediat italiane kanë raportuar se edhe lojtari ka ndërruar mendje dhe se është gati të transferohet në kryeqytetin italian.

Kësisoj Roma do ta bëjë një mesfushë vendore me Barellan, Cristanten dhe Pellegrinin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

Përfaqësuesja e Maqedonisë
Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

La Liga
“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

La Liga
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori