LAJMI I FUNDIT:

Roma mund të mbetet pa kapitenin e saj, Juventus dhe PSG pas Pellegrinit

Roma mund të mbetet pa kapitenin e saj, Juventus dhe PSG pas Pellegrinit

Lorenzo Pellegrini sapo është emëruar si kapiteni i parë i Romës, pasi Edin Dzekos i është marrë shiriti nga trajneri Paulo Fonseca.

Megjithatë Roma mund të mbetet pa kapitenin e saj të ri nga edicioni i ri, pasi dy gjigantët evropianë, Juventus dhe Paris Saint Germain janë vënë pas tij.

Pellegrini është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion, ku në 25 ndeshje ka shënuar pesë gola dhe ka shtuar pesë asistime.


Kontrata e italianit me Romën është deri në verën e vitit 2022 dhe palët janë duke diskutuar për një të re, por deri më tani nuk ka marrëveshje.

Juventus dhe Paris Saint Germain po mundohen ta shfrytëzojnë këtë gjë dhe ta transferojnë Pellegrinin në verë, i cili ka një klauzolë të ulët largimi prej vetëm 30 milionë euro.

Megjithë interesimin e dy skuadrave të mëdha, largimi i numrit shtatë nga Roma duket i vështirë, për faktin se ai është shumë i lidhur me klubin kryeqytetas.

Mediat në Itali kanë raportuar se Roma po tenton me çdo kusht t’i vazhdojë kontratën kapitenit të saj dhe t’ia heq klauzolën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori