Roma është duke u lidhur me një transferim befasues për sulmuesin e Barcelonës, Malcom, një vit pasi që ai refuzoi klubin italian.

Malcom ishte i vendosur të transferoj te Roma në verën e kaluar, madje thuhej se ishte duke pritur një fluturim që do ta çonte në kryeqytetin italian.


Megjithatë, Barcelona erdhi me një ofertë të orëve të fundit dhe 22-vjeçari u transferua përfundimisht në Camp Nou.

Më pas drejtori sportiv i Giallorossëve, Monchi, u zotua se klubi nuk do të kthehej më për brazilianin , por tani ai është kthyer te Sevilla.

Sipas Corriere dello Sport, pasardhësit Gianluca Petrachi i është dhënë leja për të mbajtur bisedime me agjentin e lojtarit Luis Menezes Garcia mbi një huazim të mundshëm me mundësi blerje.

malcolm 1

Marrëveshja gjithashtu do të shohë që katalunasit të kontribuojnë duke ia paguar një pjesë të pagës së tij.

Malcom luftoi për të shpaguar investimin e klubit prej 41 milionë eurosh në sezonin e kaluar, por shënoi vetëm katër gola në 24 paraqitje. /Telegrafi/

telegrafi sport app