Roma ia ofron Dovbykun tre skuadrave, por çmimi i tij mbetet i lartë

Artem Dovbyk mund të largohet nga Roma vetëm pas një viti qëndrim në Olimpico.
Sulmuesi ukrainas u transferua me shumë bujë te Roma për 30 milionë euro nga Girona, megjithatë ai nuk është i pashitshëm.
Tutto Sport ka raportuar se Roma është e gatshme ta shes yllin e tyre dhe tanimë ia ka ofruar Dovbykun tre skuadrave.
AC Milan, Newcastle United dhe Villarreal kanë në tavolinë emrin e ukrainasit dhe mund ta transferojnë atë për një shumë të caktuar.
Roma i ka njoftuar këto tre skuadra se nëse duan ta transferojnë Dovbykun mund ta lejojnë largimin e tij për 40 milionë euro.
Tanimë drejtuesit e këtyre skuadrave janë duke e diskutuar këtë mundësi.
28-vjeçari në vitin e tij të parë me Romën ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar 17 gola në të gjitha garat dhe ka asistuar në 4 të tjerë. /Telegrafi/




































