Site icon Telegrafi

Roma 4-1 Chievo, nota e Hetemajt dhe të tjerëve

Roma - Chievo (Getty Images)

Roma ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Chievos në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Serie A.

Giallorossët kanë arritur edhe fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke mos lëshuar pe nga pozita e tretë në tabelë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Patrick Schick (9′), Edin Dzeko (40′, 67′) dhe Stephan El Shaaraëy (65′) për Romën, ndërsa Roberto Inglese (88′) shënoi për Chievon.

Lexo po ashtu Roma fiton lehtësisht ndaj Chievos

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht boshnjaku Dzekoi, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.7.

Edin Dzeko (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e vendasve, Juan Jesus që u notua me 5.4.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Përparim Hetemaj, i cili pati paraqitja të mirë duke u vlerësuar me 6.3. /Telegrafi/

Roma:

Chievo:

Exit mobile version