Njerëzit mund ta zgjidhin një rubikon në më pak se një minutë, por sa shpejt e bën këtë një robot?

Qendra inxhinierike në Mitsubishi Electric ka vendosur një rekord botëror për kohën më të shpejtë për të zgjidhur një rubikon, përcjell Telegrafi.


Roboti i krijuar nga kompania japoneze e ka përfunduar detyrën në më pak se një sekondë.

Bëhet e ditur se ngjarja e vendosjes së rekordit është zhvilluar në Tokio më 21 maj.

Videoja e robotit është bërë shpejt virale dhe ka tërhequr një audiencë të madhe. /Telegrafi/