Roboti i sigurisë, prodhim i kompanisë Knightscope, ka rënë në fontanën e kompleksit të Uashingtonit Georgetown Waterfront, në të cilin po punonte dhe është “fundosur”, transmeton Independent.

Ai është vërejtur nga kalimtarët dhe fotografitë e tyre janë shndërruar hit në internet, sidomos personeli i qendrës tregtare, i cili ka shqyrtuar mundësinë se si të tërheqë robotin nga uji, transmeton KosovaPress.


Roboti ishte në gjendje të kuptojë rrethinën e tij dhe të vlerësojë se kur ndodh diçka e keqe përmes kombinimit të mikrofonit, kamerës dhe sensorëve tjerë. Pritet që në të ardhmen të ketë aftësi edhe për të zbuluar armët dhe të bëhet me inteligjencë artificiale.

4 72

Kur zbulon parregullsi, roboti lëshon zhurmë, e cila duhet të pengojë kriminelët dhe të tjerët nga shkaktimi i problemeve.

Huazimi i robotit të kompanisë Knightscope kushton shtatë dollarë në orë.

Kompania pohon se roboti është sigurim më i mirë se sa njeriu, pasi që mund t’i përballojë sulmit, nuk lodhet dhe asnjëherë nuk i mërzitet puna që bën.

Me këtë lloj roboti edhe më herët kishte probleme. Njëri prej tyre kishte shkelur një foshnje, derisa një tjetër robot kishte qenë cak i sulmit nga një person i dehur.