Tesla po zgjeron shërbimin e saj Robotaxi duke nisur testimet në San Francisko këtë fundjavë.

Por, për shkak të kufizimeve ligjore në Kaliforni, çdo automjet do të ketë një drejtues njerëzor në sediljen e shoferit.


Në Austin, Texas, Tesla tashmë operon Robotaxi me punonjës në sediljen e pasagjerit, duke lejuar vozitje pothuajse autonome.

Shërbimi do të funksionojë brenda një zone të kufizuar gjeografike.

Megjithatë, ky zgjerim është një hap i rëndësishëm drejt mbulimit të gjysmës së popullsisë së SHBA-së me Robotaxi sipas planit të Elon Musk. /Telegrafi/