Robin Krasniqi e ka humbur titullin në IBO nga Domenic Boesel, me vendim të ndarë pas 12 raundesh.

Meçi i revanshit mes Robin Krasniqit dhe Domenic Boesel doli të jetë mjaftë internate, ku në raundet e para lufta ishte e barabartë.


Në raundin e parë dhe të dytë të dy boksierët  nuk u lëshuan shumë në aventura, duke u mbrojtur mirë, por nuk munguan as goditjet.

Krasniqi e nisi shumë më mirë raundin e dytë duke goditur disa herë gjermanin , por edhe Boesel i dha disa goditje me të majtën, por fatmirësisht Krasniqi ia doli t’i përballojë.

244985229 4281461981953122 4999993856836316624 n

Edhe tre raundet tjera shkuan me të dy boksierët si të baraspeshuar, ku nuk mungonin goditjet sa njëri tek tjetri.

Në raundin e gjashtë, Krasniqi u leshua në sulm, duke e dominuar këtë raund, ku kishte shumë goditja të sakta në kokën dhe trupin e Boser.

Në të shtatin Krasniqi iu shmang bukur një sulmi të Boser në fillim, duke vazhduar luftën, që në këtë raund i takoi gjermanit, pasi në fund e goditi disa herë boksierin tonë

Në raundin e tetë në fund Krasniqi kishte një sulm shumë të mirë ndaj Boser.

Raundi i nëntë ishte luftë e hapur ku të dy boksierët nuk u ndalën, duke kërkuar më shumë dhe goditur.

Në raundin e dhjetë ishte luftë e bukur, ku Krasniqi ishte për një nuancë më i mirë.

Raundi i 11-të ishte totalisht i Robin Krasniqit që sulmoi dhe goditi shumë shpesh Boserin.

Edhe raundi i 12-të ishte i luftuar nga të dy, duke treguar se kjo luftë ishte pothuajse e barabartë.

Screenshot 1 10

Me vendim të ndarë nga gjyqtarët fitorja i takoi Domenic Bosel. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app