LAJMI I FUNDIT:

Robertson: 78 ditët e bombardimeve arritën objektivin tonë, Kosova u çlirua

Robertson: 78 ditët e bombardimeve arritën objektivin tonë, Kosova u çlirua

Kosova sot ka shënuar 25 vjetorin e çlirimit. Në këtë ditë historike, Lordi Geogre Robertson kujtoi angazhimin e tij së bashku me homologët e tij nga Gjermania, Franca, SHBA-ja për lirinë e Kosovës.

Ish-sekretari i NATO-s, tha se mosveprimi i forcave ndërkombëtare do të lejonte vazhdimin e spastrimit të shqiptarëve nga ana e Millosheviqit.

“Si ish-sekretar i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me homologët tjerë nga Gjermani, Franca, SHBA-së biseduam se çfarë po ndodhte në Kosovë. I konsultuam strukturat e Inteligjencës dhe raportimet e medieve dhe dëgjuam lutjet e njerëzve nga malet dhe ne dinim se vetëm ju e dini se çfarë ndodhte këtu në atë kohë.


E dinim se diçka duhej të ndodhte se diçka duhej të bëhej që gjithçka të ndalonte. E dinim se Kombet e Bashkuara ishin të paralizuara nga vetot e Rusisë dhe Kinës. E dinim se diçka duhej të veprua së bashku pavarësisht të rezolutës së Kombeve të Bashkuara, por ne e dinim gjithashtu se mosveprimi ynë do të lejonte që Milloshviqi të vazhdonte edhe më tej spastrimin etnik të shqiptarëve nga vendi i tyre”, tha Robertson.

Emocione e krenari, në Ditën e Çlirimit parakalojnë njësi të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës
Lexo po ashtu Emocione e krenari, në Ditën e Çlirimit parakalojnë njësi të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës

Tha se pas 78 ditë të bombardimeve, u panë rezultatet dhe objektivi i NATO-s u plotësua.

“Ne dinim çfarë duhej të bëhej dhe e bëmë dhe 78 ditë më vonë ne pamë objektivin tonë të plotësuar. Ushtria e Milloshveiqit u largua, NATO-ja hyri dhe refugjatët u kthyen në shtëpi”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori