Nuk do të humbas vetëm Holanda, por edhe Bayern Munichu pasi lojtari pritet t’i humbas edhe dy ndeshje e grupit të Ligës së Kampionëve kundër Olimpiakos dhe Dinamos së Zagrebit, si dhe ndeshjet e Bundesligas kundër Wolfsburgut, më 22 shtator.

“Unë isha në super formë, por pas goditjeve ndjeva dhimbje në shpinën time. Nuk munda ta vazhdojë ndeshjen. Tani unë do të kthehem në Mynih dhe nuk do të mund të luaj kundër Turqisë”, ka thënë Robben.


Ish-lojtari i Chelseas, Robben është zëvendësuar nga Jeremain Lens për ndeshjen e së dielës në Konia të Turqisë, ndërsa trajneri i ri i Danny Blind ka thirrur edhe mbrojtësin e Southampton, Virgil van Dijk për të zëvendësuar Bruno Martins Indi./Telegrafi/  

telegrafi sport app