LAJMI I FUNDIT:

Rivarrosen sot mbetjet mortore të dy personave, 23 vjet pas rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme nga forcat policore serbe

Rivarrosen sot mbetjet mortore të dy personave, 23 vjet pas rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme nga forcat policore serbe
Foto: Ilustrim

Dorëzohen për rivarrim sot mbetjet mortore të Osman (Abedin) Osmanit dhe Rexhep (Zukë) Rexhepit, të identifikuar muaj më parë nga mostrat e dërguara për analizë të ADN-së.

Mbetjet mortore të dy viktimave të luftës janë gjetur dhe zhvarrosur gjatë gërmimeve muaj më parë në Syriganë me angazhimin e mekanizmave institucionalë të Republikës së Kosovës.

“Pas njoftimit zyrtar të familjeve për identifikimin e Osman Osmanit dhe Rexhep Rexhepit, familjet kanë kërkuar që ceremonia e rivarrimit të organizohet sot, nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Syriganë. Rivarrimi sipas kërkesës së familjes do të bëhet pikërisht me datë 8 qershor, që përkon me datën e rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme të tyre nga forcat policore serbe në vitin 1998”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.


Çështja e mostrave të mbetjeve mortore të zhvarrosura gjatë këtyre muajve është diskutuar edhe në takimin e organizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në fund të javës së kaluar në Beograd, Serbi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Qeveritar të Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur dhe Komisionit të Serbisë për Persona të Zhdukur.

Në këtë rast, Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur ka njoftuar për pesë identifikime të reja nga mostrat që janë dërguar nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, për të cilat tanimë janë dërguar raportet e identifikimit përmes analizës së ADN-së dhe për këto të dhëna janë duke u njoftuar familjet e personave të identifikuar.

Po ashtu është konfirmuar se mostrat nga mbetjet mortore të zhvarrosura gjatë këtij viti nga varreza masive në Kizhevak tanimë janë në laboratorët e KNPZh-së në procedurat për identifikim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori