Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka përmbyllur së fundmi turneun e saj shumë të suksesshëm të koncerteve, "Phoenix".

Ajo ka udhëtuar në mbarë shtetet e botës në pesë kontinente, ku është mirëpritur nga miliona fansa në mbarë globin.


Duket se pas gjithë këtyre angazhimeve, këngëtarja 28-vjeçare ka gjetur pak kohë për pushime.

rita3 1

Rita është rikthyer sërish në Ballkan, duke zgjedhur Greqinë si destinacionin e saj të radhës për pushime të verës.

E shoqëruar nga motra e saj, Elena, dy motrat kanë bërë të ditur përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, se po shijojnë në maksimum pushimet në këtë vend.

rita1 3

Ato kanë zgjedhur qytetin Porto Cheli të shtetit grek, për të shijuar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve muzikore.

Artistja e lindur në Prishtinë është komplimentuar gjithnjë për linjat atraktive trupore, të cilat nuk ka hezitur t'i ekspozojë në imazhet e ndryshme me bikini që publikon nga pushimet. /Telegrafi/

rita2 3