Rita Ora tregon se pse kishte flirtuar me kamerierët në MET GALA

Rita Ora ka qenë gjatë ditëve të kaluar në ngjarjen kryesore të modës, MET GALA.
Bukuroshja jonë ka defiluar në tapetin e kuq të mbrëmjes që u mbajt në qytetin amerikan të New Yorkut.
Ajo ishte e shoqëruar me modelen, Kate Moss si dhe këngëtaren, Lizzo, të cilët e përfshin në një situatë aspak të këndshme.

Në fakt, 28-vjeçarja ka treguar se treshja kishte flirtuar me kamerierët gjatë kohës sa ishte në ndejë.
“Po qëndroja me Lizzon dhe e shikoja vazhdimisht se po e kthente kokën pas. E pyeta se çfarë po bën? Përgjigja e saj ishte, 'po flirtoj me kamerierët'. Papritmas u përfshiva edhe unë. Pse të mos flirtoja? Ata të gjithë ishin tejet të pashëm”, ka thënë Rita, e cila ishte mysafire në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.
Ndryshe, shqiptarja pohoi se ka menduar t’ua vinte zjarrin flokëve që të dukej më eksperimentuese. /Telegrafi/


























































