Ajo aktualisht po qëndron në Los Angeles, pas një qëndrimi disa mujor në Australi.

Dhe Rita Ora shijoi një udhëtim të mbushur me argëtim këtë fundjavë ndërsa u drejtua për në Las Vegas, shkruan DailyMail.


Ylli me prejardhje shqiptare, shfaqi këmbët e saj të tonifikuara e veshur me një fustan mëndafshi i shtypur në ngjyrat zi dhe ari për udhëtimin, për të festuar ditëlindjen e shoqes së saj Anda Vlasaku.

ritaora 222471096 2636477816661475 72265866786687102 n

Rita kompletoi pamjen e saj me një palë taka ari dhe një çantë me zinxhirë.

Për gjerdanë ajo kishte zgjedhur disa shtresa të arta dhe unaza të thella.

ritaora 224387898 1349688138759038 4714452224900030426 n

Flokët e saj bjonde ishin lënë në një model të lirshëm, gjersa këngëtarja kishte vënë pak makijazh në fytyrën e saj.

30-vjeçarja ndau gjithashtu me fansat një ‘selfie’ nga pjesa e pasme e një makine luksoze dhe një fotografi nga momenti kur po hipte në një avion privat.

ritaora 223540511 819854985380977 3706766441476993237 n

Rita o shoqërua nga miku i saj i ngushtë, Vas J Morgan për në udhëtimin e largët, ndërsa pozuan së bashku për një ‘selfie’ gjatë rrugës për në aeroport.

ritaora 224405852 510534960257310 4528509220961524306 n

Ora gjithashtu shfrytëzoi storjet e saj në InstaStory për t'i uruar shoqes së saj Anda një ditëlindje të lumtur ndërsa publikoi disa fotografi qesharake.

Rita ndërkohë, po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me regjisorin Taik Waititi dhe së bashku janë duke qëndruar në Los Angeles të Kalifornisë. /Telegrafi/

ritaora 223912401 827246777919227 3456831245191773268 n Foto: Rita Ora/Instagram

ritaora 223243300 961992314640411 5283371195731129388 n Foto: Rita Ora/Instagram