LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora rrëmben vëmendje me dukjen elegante në eventin e “Cartier” në Madrid

Rita Ora rrëmben vëmendje me dukjen elegante në eventin e “Cartier” në Madrid

Rita Ora shfaqi figurën e saj të shkëlqyeshme me një fustan të zi teksa mori pjesë në një event ‘Cartier’ në Madrid të premten (17 qershor).

Këngëtarja, 31 vjeçe, dukej e pabesueshme me fustanin me një mëngë, në imazhet të cilat i ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Rita i la flokët e saj bionde në një topuz elegant, teksa mbante edhe një palë vathë diamanti, artistja vendosi edhe një byzylyk në dorë, ndërsa ajo pozoi në pamjen e saj mahnitëse përpara ngjarjes.


Foto: Rita Ora/Instagram

Foto të tjera panë Ritën duke ecur lart e poshtë një korridor, duke pozuar pranë një shatërvani. Ajo tregoi kënde të ndryshme për kamerën mes sfondit dhe peizazhit luksoz.

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja përveç pjesëmarrjes, ajo gjithashtu performoi në këtë event – ndërsa dukej e mahnitshme në stilin elegant dhe plotë sharm të veshjes.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë së fundmi Rita u shfaq në mediat sociale për të ndarë një seri fotosh të zjarrta me bizhuteritë të fytyrës dhe një bluzë të shkurtër për të festuar publikimin e këngës së saj të re “Barricades”, që lansohet më 22 qershor.

Taika Waititi ndërprenë intervistën kur pyetet nëse po martohet me Rita Orën
Lexo po ashtu Taika Waititi ndërprenë intervistën kur pyetet nëse po martohet me Rita Orën

Ndryshe, 31-vjeçarja kohëve të fundit është përfolur edhe për një martesë të mundshme me partnerin  e saj, Taika Waititi, por që dyshja nuk kanë konfirmuar ende një gjë të tillë. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram