Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke qëndruar në Paris të Francës këto ditë.

Ajo është duke punuar në projektet e reja atje, ndërsa nuk po heziton që herë pas here të ndajë me fansat fotografi të ndryshme nga çastet e bukura që po shijon.


Së fundmi, Ora ndau me ndjekësit e saj një sërë fotografish të realizuara rrugëve të Parisit, ku shfaqej mjaft tërheqëse me kaçurrelat e saj.

236330674 4497189963700975 5419816989909609867 n

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër me disa çufka të kaltra, të cilat e bënin edhe më tërheqëse pamjen e saj.

236129199 120257473673480 365859174141166935 n

"Ditë me diell në Paris, kështu që kam të drejtë për të veshur ngjyrë pluhur blu. Pse kaq blu?", shkroi 30-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre fotografive të ndara me ndjekësit e saj.

236786884 534444441204069 1992329969000184980 n

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi Rita Ora bëri një tjetër paraqitje mahnitëse rrugëve të kryeqytetit të Francës.

236927824 235191018606581 6422576120155659663 n

Ajo kishte veshur një fund ngjyrë kafe, me një bluzë ngjyrë krem, ndërsa gjithashtu mbante një pallto të së njëjtës ngjyrë me fundin dhe këpucët e saj.

E njëjta së fundmi ndau me ndjekësit e saj një video të re nga prapaskenat e xhirimeve të klipi "You For Me", duke treguar se si ka shkuar gjithçka gjatë filmimeve për videon muzikore të këtij hiti. /Telegrafi/

235802263 990340798477580 3237638918539386905 n Foto: Rita Ora/Instagram

235036303 862819127949501 8723916319778075214 n Foto: Rita Ora/Instagram

218910603 831591831060689 4197418866122974874 n Foto: Rita Ora/Instagram