Ajo është e njohur për flokët bionde – stil të cilit i qëndroi besnike për vite me radhë.

Por Rita Ora ndërroi stilin e saj të besueshëm, duke i bërë flokët e saj të kuqe në disa fotografi të reja të publikuara në Instagramin e saj të enjten.


Këngëtarja 30 vjeçare, dukej e pabesueshme në xhirimet e bëra në prapaskenën e xhirimeve të klipit të saj më të fundit, “Bang”, shkruan DailyMail.

ritaora 173467002 922541535174159 8640251507784673161 n

Rita dukej rrezatuese në shumë çaste ndërsa merrte para kamerës poza të ndryshme.

Ajo mori një pamje vërtet joshëse, kur vuri një rimel të hijshëm prej argjendi, një buzëkuq ngjyrë rozë dhe hije të kuqe në vetullat e saj.

ritaora 172628708 742479723017442 4612424173037338654 n

Këto fotografi, Rita i kishte dedikim për fansat që shohin videon e saj të re muzikore, pasi shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Disa nga prapaskenat për ju nga xhirimi i EP-së ‘Bang’! Faleminderit të gjithëve që e keni dëgjuar!”.

Rita zbarkoi në Australi në fillim të shkurtit për të xhiruar sezonin e ri të “The Voice”, dhe shfaqja tani ka përfunduar zyrtarisht prodhimin.

Sipas The Daily Telegraph të martën, prodhuesit e shfaqjes kanë xhiruar disa variante përfundimesh në mënyrë që ta mbajnë të fshehtë identitetin e fituesit.

ritaora 172357617 780128859594304 5810478046235642403 n 1

Finalja u xhirua të dielën në Carriageworks në Sydney, me trajnerët: Rita Ora, Guy Sebastian, Keith Urban dhe Jessica Mauboy të pranishëm.

Në kontrast me thashethemet që zakonisht ndjekin “The Voice Australia”, personat e brendshëm thonë se juria sivjet ishte e drejtë dhe profesionale.

Tani që angazhimet e saj për xhirimet kanë përfunduar, Rita pritet të kthehet në Angli në javët e ardhshme. /Telegrafi/

ritaora 172742414 933545937187059 3835105424721351531 n Foto: Rita Ora/Instagram