LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket tërheqëse në pozat e fundit me një fustan plot shkëlqim

Rita Ora duket tërheqëse në pozat e fundit me një fustan plot shkëlqim

Ajo publikoi këngën e saj më të fundit, “You Only Love Me”, më 27 janar.

Por, Rita Ora, 32 vjeçe, nuk është ngadalësuar me shumë angazhime të tjera të punës, përfshirë rolin e saj në panelin gjykues të spektaklit “The Masked Singer”, shkruan DailyMail.

Në fotografitë e siguruar nga DailyMail, ylli i muzikës pop dukej mahnitëse e veshur me një fustan mini me shkëlqim teksa pozonte në prapaskenë gjatë xhirimeve për episodin e ardhshëm.


Rita dukej joshëse në fustanin e saj që vinte në pah kofshët, e cila ishte zbukuruar me njolla reflektuese të qepura së bashku për të imituar një efekt tërheqës të lëkurës së gjarprit.

Rita Ora uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video-mesazh: Do mund të flisja pa u ndalur për njerëzit e mi në Kosovë
Lexo po ashtu Rita Ora uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video-mesazh: Do mund të flisja pa u ndalur për njerëzit e mi në Kosovë

Fustani i këngëtares kishte me një dekolte të lartë dhe mëngë të gjata, të cilat balanconin skajin seksi, me dy të çara në pjesën e përparme, përmes së cilave Rita i jepte pamje këmbëve të saj të tonifikuara me taka me platformë argjendi.

Këto imazhe vijnë pak kohë pasi Rita ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video të lezetshme të saj, ku shihej duke trembur bashkëshortin Taika Waititi, 47 vjeç, për të shënuar ditën e Shën Valentinit, të martën.

Rita më në fund konfirmoi muajin e kaluar se ishte martuar me bukuroshin Taika, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe një ‘ditë të veçantë’.

Këngëtarja po fliste në emisionin e mëngjesit të Heart Radio për të promovuar këngën e saj më të fundit “You Only Love Me”, kur e shpalosi këtë detaj.

Ajo tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me videon time të re po luaj në atë që mund të kishte qenë dasma ime”.

Duke folur për ditën e saj të madhe të martesës, Rita tha: ‘Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja. Ishte e bukur dhe perfekte. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete, ndonjëherë ishte e këndshme dhe e ëmbël… Më falni që nuk është aq interesante. Një ditë do të bëj një dasmë të madhe”.

Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit pas martesës, ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë mbiemër Ora. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Kalo në kategori