LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket e mahnitshme teksa promovon koleksionin e ri me “Primark”

Rita Ora duket e mahnitshme teksa promovon koleksionin e ri me “Primark”

Rita Ora dukej e pabesueshme teksa shfaqi një seri pamjesh nga koleksioni i saj i fundit me Primark përpara periudhës festive.

Këngëtarja, 32 vjeçe, pozoi me veshje të ndryshme në imazhe teksa promovonte koleksionin.

Rita shfaqi fizikun e saj të tonifikuar me një fustan metalik të argjendtë, të cilin e përshtati me një palë çizme deri tek gjunjët.


Ajo gjithashtu shfaqi një tjetër pamje nga artikujt e koleksionit të saj, një fustan të zi, të cilit i shtoi ngjyrat në formën e një varës trëndafili dhe çantë të ngjashme dhe shtoi në dukje një xhaketë prej gëzofi artificial.

Në një pozë të tretë, Rita nxori elegancën me një bluzë të bardhë dhe xhaketë, të cilën kombinoi me një kravatë dhe pantallona gjysmë të tejdukshme.

Rita shtoi në pamjen e saj një seri bizhuteri argjendi të shkëlqyeshme, duke përfshirë një palë vathë, unaza dhe një byzylyk.

Koleksioni i dytë i Ritës ma markën vjen pas lansimit të suksesshëm të veshjeve të saj të parë në muajin shtator.

Linja e dytë e veshjeve të artistes – “Night collection” – premton t’i sjellë blerësit në humorin festiv përpara Krishtlindjeve.

Koleksioni merr frymëzim nga stili personal i Ritës, si dhe nga stili ikonë i Studio 54 dhe moda rock në fund të viteve ’70/fillim të viteve ’80.

Ashtu si me koleksionin e parë, koleksioni është bashkë-dizajnuar nga Primark, Rita dhe stilistja me bazë në Londër, Jawara Alleyne, dhe u stilua nga stilistja e Ritës, Pippa Atkinson.

Rita Ora dhe Taika Waititi duken plot stil gjatë një darke romantike në Paris
Lexo po ashtu Rita Ora dhe Taika Waititi duken plot stil gjatë një darke romantike në Paris

Ai përfshin pjesë të cilat janë të dizajnuara për t’u bërë elementë kryesorë të gardërobës që mund të pëlqehen, vishen dhe ndahen sezon pas sezoni.

Duke komentuar partneritetin, Rita tha: “Ka qenë një ëndërr e realizuar duke punuar me Primark për të sjellë në jetë vizionin tonë të përbashkët”.

“Duke kombinuar dashurinë time për modën dhe kreativitetin, ne kemi krijuar diçka magjike që të gjithë ta ruajnë në veshjet e tyre dhe ta shijojnë veshjen herë pas here”, ishte shprehur Rita.

“Pwr mua, sezoni i festave ka të bëjë me kalimin e kohës me njerëzit e dashur dhe shijimin e atyre netëve të dimrit. e këtë koleksion të ri, shpresoj që njerëzit të mund të gjejnë disa pjesë që me të vërtetë i ndihmojnë ata të duken dhe të ndihen më mirë”, tha deklaruar ylli i muzikës.

Koleksioni i festave “Rita Ora x Primark” do të jetë i disponueshëm në të gjitha dyqanet e Primark në 16 maketet e tij nga e marta e 7 nëntorit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Magazina
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Magazina
Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin

Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin

Magazina

"Kë ke pasur para burrit", debat i ulët mes Rozanës dhe Gertës në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori