Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora merr vëmendje me secilën paraqitje që bën.

Edhe së fundmi këngëtarja e hitit “Anywhere” erdhi atraktive në disa imazhe që ndau me mbi 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.


E veshur me një kostum të zi dhe detaje me lule, makijazh të theksuar flokët kaçurrela me volum dhe aksesor ari , Rita duke e mahnitshme me në pozat e reja.

Screenshot 6 28 Foto: Rita Ora/Instagram

“Dje ishte argëtuese dhe jam e opsesionuar me grimin”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive të cilat u pasuan nga komente të shumta nga ana e fansave.

Screenshot 7 25 Foto: Rita Ora/Instagram

Kujtojmë që këngëtarja 31 vjeçe, mori pjesë si e ftuar speciale në spektaklin më të shikuar të talenteve në Amerikë, për të promovuar këngën e saj të fundit “Finish Line”.

Artistja shqiptare pozoi në disa imazhe edhe përkrah yllit tjetër të muzikës, Katy Perry e cila është gjyqtare në spektralin e talenteve.

ritaora 281607883 878298000235658 8477517995050581749 n 1 Foto: Rita Ora/Instagram

Në anën tjetër, ylli nga Kosova prej më shumë se një viti po shijon një histori dashurie me regjisorin, Taika Waititi. /Telegrafi/

ritaora 281046747 938949900134730 8274251313511530205 n 1 Foto: Rita Ora/Instagram