LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket atraktive dhe ‘e zjarrtë’ në fotografitë e reja për revistën “Wonderland”

Rita Ora duket atraktive dhe ‘e zjarrtë’ në fotografitë e reja për revistën “Wonderland”
Foto: smiggi / Wonderland.com

Këngëtarja Rita Ora ka pozuar së fundmi për revistën “Wonderland”.

Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, dukej e pabesueshme në fotografitë për numrin më të fundit të revistës “Wonderland” që tashmë ka dalë në shitje, shkruan The Sun.

Rita, e cila u martua fshehurazi me regjisorin Taika Waititi, 47 vjeç, gushtin e kaluar, nuk kishte veshur asgjë veç një këmishë të hapur në një fotografi të zjarrtë.


Foto: smiggi / Wonderland.com

Në një tjetër imazh, artistja me origjinë shqiptare kishte veshur një fustan të gjelbër të markës “Fendi” që i ekspozonte barkun e tonifikuar.

Ajo ndryshoi flokët e saj për një tjetër pamje dramatike me një parukë të prerë dhe të zbardhur.

Foto: smiggi / Wonderland.com

Në intervistën e re, Rita Ora foli për këngën e saj më të fundit “You Only Love Me” dhe jetën e saj të re me Taikan, i cili ka qenë i martuar më parë.

Rita tha: “I thashë vetes: ‘Cila është gjëja më e sinqertë që mund të bëj?’ Dhe për mendimin tim ishte hapja e këngës me zërin e Taikas, nga një notë zëri”.

“Ne i dërgojmë gjithmonë mesazhe zanore njëri-tjetrit”, tha ajo.

Foto: smiggi / Wonderland.com

“Dhe doli vërtet natyrshëm dhe thjesht mendoj se ka diçka vërtet të pastër për të ftuar njerëzit në jetën time përmes muzikës sime, gjë që mendoj se e kam bërë me këtë album më shumë se kurrë më parë”, tha ajo.

Rita u pa për herë të fundit në TV në finalen e spektaklit “The Masked Singer” të shtunën mbrëma.

Ajo mahniti shikuesit teksa u shfaq e veshur me një fustan të shkëlqyeshëm duke treguar figurën e saj të tonifikuar të trupit. /Telegrafi/

Foto: smiggi / Wonderland.com