Rita Ora bashkë me Taika Waititin ia hedhin valles me këngë shqipe për 28 Nëntor

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ndodhet prej disa ditësh në Kosovë.
Ajo është bashkë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi si dhe me disa anëtarë të familjes.
Teksa festoi ditëlindjen e 33-të në Prishtinë, këngëtarja ka qëndruar edhe për festat e Nëntorit, si për Ditën e Flamurit.

Bukuroshja është parë mbrëmë në një lokal në kryeqytet duke u argëtuar jashtëzakonisht shumë me bashkëshortin.
Ata ia hedhin valles me disa këngë shqipe ‘tallava’, ku dukej se po i pëlqenin edhe regjisorit nga Zelanda e Re.
Për Ritën u organizua edhe një darkë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ku mblodhi yje nga sporti, muzika e kultura.
Veç tjerash, ylli i famshëm u nderua edhe me ‘Çelësin e Qytetit’ nga kryetari i komunës, Përparim Rama. /Telegrafi/
































































