Artistja e njohur kosovare, Rina Balaj, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, me disa imazhe të reja ku shfaqet mahnitëse dhe tej mase seksi.

Fotot e fundit të Rinës janë një dëshmi e stilit të saj të guximshëm që e bën të dallojë në skenën muzikore.


Në imazhet e publikuara, Rina duke veshur një kombinim të thjeshtë por shumë seksi, të përbërë nga xhinse të rregullta dhe një bluzë shumë të shkurtë, ka marrë vëmendjen e plotë të audiencës së saj.

r1 Foto: Rina Balaj/Instagram

Rina shtoi edhe më shumë ngjyra pasi veshi një palë çizme të gjata, ngjyrë rozë, të cilat kanë shtuar një prekje të veçantë në pamjen e saj.

Për të kompletuar pamjen, Rina ka zgjedhur një makijazh perfekt që përshtatet me tonin e saj të lëkurës dhe i nxjerr në pah tiparet e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.

r2 Foto: Rina Balaj/Instagram

Ai është i kujdesshëm dhe i rafinuar, me nuancat që theksojnë sytë e saj dhe buzet me formë të plotë.

Me flokët e lëshuara drejt, Rina duket shumë simpatike.

Rina Balaj ka njohur sukses si këngëtare, dhe këto imazhe të fundit vetëm sa konfirmojnë statusin e saj si një nga figurat më të ndjekura dhe të diskutuara në industrinë e muzikës shqiptare. /Telegrafi/

r44

r777

ri

ri999

rin777

rinaa

rinn

rr55