LAJMI I FUNDIT:

Rina Balaj dhe Sin Boy futen në The Top List me këngën e re

Rina Balaj dhe Sin Boy futen në The Top List me këngën e re

Reperja e re e muzikës shqiptare, Rina Balaj, ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me Sin Boy.

E titulluar “Gigi”, kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, ku për këtë javë renditet në vendin e 78-të. Përveç Rinës, ai që e ka bërë të veçantë këtë prurje të re është Sin Boy, një tjetër reper i talentuar.

Rina dhe Sin Boy (Foto: YouTube/ZzapnChriss Onrecords)

Sin Boy, emri i vërtetë i të cilit është Agustin Gega, është një reper grek me origjinë shqiptare.


Ai ka nisur të merret me muzikë që në moshën 18-vjeçare por pavarësisht se në Shqipëri nuk është shumë i njohur, Sin Boy është tepër i famshëm në Greqi, falë disa projekteve muzikore si “Mana,” “Gang,” “High,” and “Draco”.

Para se të bëhej i famshëm, Sin Boy kishte zgjedhur kanalin e “Youtube” për të shpërndarë muzikën e tij. 24-vjeçari ka vendosur që karrierën e tij muzikore ta zhvillojë edhe në Shqipëri dhe artisti ka zgjedhur shtëpinë diskografike “Zzapnchriss” për të bashkëpunuar.

Rina dhe Sin Boy kanë bashkuar fuqitë për “Gigi”, ku ky i fundit ka zgjedhur të këndojë në gjuhën greke. /tch/

Në trend Magazina

Më shumë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori