LAJMI I FUNDIT:

Rimac po bën një hiperveturë të re, do të ketë vetëm një ulëse

Rimac po bën një hiperveturë të re, do të ketë vetëm një ulëse

Kompania Rimac Automobili planifikon të bëjë një hiperveturë vetëm për pistën dhe me vetëm një ulëse të vendosur në qendër, konfirmoi Mate Rimac për Motor1.

“Ne vendosëm jo vetëm të shtyjmë kufijtë e veturave rrugore, por edhe të atyre të garave”, tha Rimac, transmeton Telegrafi.

“Pra, ne po ndërtojmë një veturë për pista, një veturë me një ulëse që do të jetë më e shpejtë se çdo veturë garash në shumicën e pistave. Më e shpejtë se Formula 1, më e shpejtë se Le Mans”, shtoi Rimac.


Kjo lloj veture është një hap i madh përpara për Rimac Automobili, e cila deri më tani prodhonte vetëm dy ulëse me lëvizje elektrike, shkruan portali dhe shton se Rimac tha se vetura nuk do të bazohet në Nevera, por do të ndërtohet në  platformën e vet, të veçantë.

“Ne ndoshta do ta shfaqim atë këtë vit dhe do të bëjmë njësitë e para vitin e ardhshëm,” tha Rimac.

Ai konfirmoi se vetura me një ulëse do të jetë një mjet vetëm për pista garash dhe se nuk do të përshtatet për ngarje në rrugë.

Gjithashtu, ai thotë se vetura nuk do të respektojë rregullat e vendosura.

“Për sigurinë, po, por gjithçka tjetër? Nuk ka rregulla. Ata nuk do t’i përmbahen rregullave të Formula 1 ose LMP”, shtoi kroati. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
A e dini se çfarë funksioni ka vija e kuqe në këtë rrugë në Spanjë?

A e dini se çfarë funksioni ka vija e kuqe në këtë rrugë në Spanjë?

Auto
Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Auto
Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Auto
Cili është kuptimi i vërtetë pas logos së Tesla-s?

Cili është kuptimi i vërtetë pas logos së Tesla-s?

Vetura ikonike e viteve të 80-ta, Renault 5 Turbo rikthehet si “bishë” elektrike në 2027

Vetura ikonike e viteve të 80-ta, Renault 5 Turbo rikthehet si “bishë” elektrike në 2027

Auto
Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R

Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R

Auto
Kalo në kategori