LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Egli, vjen për herë të parë në studion e Big Brother VIP Albania

Rikthehet Egli, vjen për herë të parë në studion e Big Brother VIP Albania

Këngëtarja Egli Tako është rikthyer sërish në skenën e Big Brother VIP Albania gjatë spektaklit ‘Prime’ të së shtunës, pas largimit të saj vullnetar disa ditë më parë për arsye shëndetësore.

Në studion e spektaklit, Egli ndau me publikun dhe opinionistët detaje mbi gjendjen e saj dhe arsyet që e çuan të largohej përkohësisht nga gara.

Ajo pranoi se përjetoi një gjendje të rënduar shëndetësore, e cila e detyroi të merrte një vendim të vështirë për ta lënë shtëpinë, por theksoi se tashmë ndihet më mirë dhe është gati për të vijuar rrugëtimin e saj.


Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

“Ka qenë një periudhë e vështirë për mua, por tani ndihem më e fortë dhe pse jo, do të doja të kthehesha sërish në shtëpinë e Big Brother,” u shpreh Egli në studio.

Rikthimi i saj ka ngjallur diskutime mes publikut dhe banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do t’i japë mundësinë të hyjë përsëri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Magazina
Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

Magazina
“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

Magazina
Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë në dhomën e dëshirave - del e vërteta

Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë në dhomën e dëshirave - del e vërteta

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Magazina
Kalo në kategori