Rikonstruohet Spitali ushtarak, Nikolloski: Investim 12 milionë euro për një spital me kushte bashkëkohore

Spitali ushtarak po rikonstruohet plotësisht me një investim prej 12 milionë eurove.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski sot tha se po krijohen kushte më të mira pune për mjekët, teksa dhe pacientët do të marrin shërbime në kushte më moderne.
"Mjekët do të kenë kushte më të mira për punë, ndërsa pacientët do të marrin një nga spitalet më bashkëkohore në vend. Me investim prej 12 milionë euro po rikonstruktohet plotësisht spitali", tha Nikolloski.
Ai shtoi se ky është projekt në të cilin po punojnë në kuadër të koncesionit që TAV ka për dy aeroportet, Shkupin dhe Ohrin.
“Një pjesë e mjeteve përdoren për projekte me dobi shoqërore dhe 12 milionë euro do të shpenzohen për rindërtimin e plotë të bllokut kirurgjikal, bllokut të patologjisë, biokimisë dhe pajisje të plota sipas standardeve më bashkëkohore”, deklaroi Nikolloski.
Ai shtoi se si ministri së bashku me TAV do të kenë edhe projekte të tjera të dobishme për shoqërinë.




















































