Tottenham Hotspur i ka shënuar dy gola në pjesën e dytë duke e barazuar rezultatin kundër Ajaxit në Amsterdam.

Në ndeshjen që po zhvillohet në Johan Cruyff Arena, vendasit i shënuan dy gola në pjesën e parë përmes Matthijs de Ligt (5') dhe Hakim Ziyech (35').


Mirëpo, pas fillimit të pjesës së dytë, Spursat realizuan dy herë përmes Lucas Mouras (55' dhe 59').

Rezultati i barabartë e kualifikon tutje Ajaxin, falë fitores së arritur në Londër.

Mirëpo, Tottenhamit i mjafton fitorja me epërsi prej një goli dhe mund të luajë në finale me Liverpoolin. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x77s49g

https://www.dailymotion.com/video/x77s4b7

telegrafi sport app