DJ Khaled ka publikuar këngën e tij më të re “Wild Thoughts” në bashkëpunim me këngëtaren Rihanna dhe Bryson Tiller.

Një këngë ritmike i solli më në formë se asnjëherë treshen, të cilët synojnë të jenë sensacioni i verës 2017.


“Wild Thoughts” është publikuar edhe me një klip të punuar nga regjisori i njohur Colin Tilley.

Edhe në këtë klip Rihanna është shfaqur mjaft atraktive, teksa në disa skena ashtu siç thotë edhe një pjesë e titullit, është shfaqur edhe e “egër”. /Telegrafi/