Krijuesja e hitit “Umbrella” ishte në njërën nga ndeshjet finale në mes të Orlando Magic dhe Los Angeles Lakes, gjatë javës së kaluar, dhe miq të saj thonë se ajo e pëlqen lojtarin e Orlandos, Rashard Lewis.

“Rihanna dëshiron ta njohë Rashard. Ajo joshet nga ai dhe ajo mendon se joshja është e dyanshme”, ka thënë burimi.

Këngëtarja më herët është lidhur me basketbollistin e Lakers, Andrew Bynum, por miq të këngëtares thonë se nuk ka asgjë romantike mes tyre.

“Rihanna dhe Andrew janë vetëm miq, dhe kështu kanë qenë për një kohë. Është Rashard ai të cilin ajo e dëshiron. Ajo mendon se ai është më shumë se hot”, ka thënë burimi për New York Post.