Policia e Los Angelesit ka njoftuar se të dielën 19-vjeçari Brown e ka sulmuar fizikisht një femër duke mos zbuluar identitetin e saj.

Menjëherë pas deklaratës së policisë, “L.A. Times”, kishte spekuluar se Brown dhe Rihanna janë përleshur, dhe kjo e fundit ka marrë disa lëndime trupore nga i dashuri i saj.

Ndërsa tani, gazetarët e TMZ.com kanë arritur të zbulojnë se në deklaratën e ngritjes së padisë dhe në dokumentet tjera është emri Robyn Fenty, që është emri i lindjes i Rihannas.