Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore të Gjakovës, në rigjykimin ndaj Berat Berishës, i cili akuzohet për vrasjen e S.B., dëshmitarët, Bekim Hasanaj dhe Bahtije Thaqi thonë se kishin dëgjuar krismën kur ndodhi vrasja në Kijevë të Malishevës.
Dëshmitari Hasanaj, i cili kishte qenë së bashku me tani të ndjerin B., tha se nuk i kujtohej të ketë parë të akuzuarin Berisha që kishte nxjerrë revolen.
“Përafërsisht ka ardhur në drejtim të atij (të ndjerit B.), rreth 7-8 metra në drejtim të tij e jo në drejtim timin e mua nuk më ka thënë asgjë. Siç e shpjegova erdh Berati 7-8 metra afër dhe iu ka drejtu se “ku po e qon qat cev”? I ndjeri S. tha “po më vyn”, unë e kam kthyer shpinën për me dhez një cigare dhe kam dëgjuar krisma. Nuk janë shty me fjalë banale apo diçka tjetër”, tha dëshmitari Hasanaj.
Tutje, seanca ka vazhduar më dëshminë e dëshmitares Thaqi, i cili tha se s’ka qenë prezent kur kishte ndodhur ngjarja.
“Kam qenë brenda në shtëpi, e shtëpia ime është larg sa dy herë kjo sallë”, tha dëshmitarja Thaqi.
Tutje, ajo shtoi se në vend të ngjarjes kishte dalë pasi që kanë ardhur policia.
Paraprakisht, në këtë seancë u dha fjala hyrëse nga prokurorja Dëshire Jusaj e cila tha se mbetet pas fjalës hyrëse nga shqyrtimi i kaluar, duke shtuar se edhe gjatë këtij shqyrtimi do të vërtetohet fajësia e të akuzuarit të lartcekur.
Kurse, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Nexhmedin Gashi me autorizim zëvendësues për avokatin Ismet Tofaj, tha se mbetet pas fjalës hyrëse nga shqyrtimi i kaluar, duke shtuar se e mbështet në tërësi fjalën hyrëse të prokurores dhe shtoi se nga provat që do të administrohen do të vërtetohet se i akuzuari veprën penale nuk e ka kryer në afekt por se në veprimet e tij ka ekzistuar dashja direkte, raporton “Betimi për Drejtësi”
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Berat Berisha, avokati Nuhi Krasniqi tha se e kundërshton aktakuzën sikurse në fjalën hyrëse nga shqyrtimi i kaluar, duke vlerësuar se kemi të bëjmë me kryerjen e veprës penale vrasja e kryer në gjendje te tronditjes mendore nga neni 174 i Kodit Penal dhe jo me veprën penale vrasja e rëndë.
“Ne kemi pranuar plotësimin e ekspertizës nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike dhe ashtu sikurse edhe ekspertizën edhe plotësimin e saj e konsiderojmë të njëanshëm, të padrejtë dhe mbesim pranë kërkesës të parashtruar pranë kësaj gjykate dhe ankesën drejtuar në Apel që lidhur me këtë rast të bëhet një ekspertizë tjetër nga një grup tjetër i ekspertëve”, tha avokati Krasniqi.
Ai në fund, avokati Krasniqi tha se i mbrojturi i tij e pranon se ka kryer veprën por se nuk pajtohet me këtë aktakuzë.
Ndryshe, më 27 maj 2024, Gjykata Themelore në Gjakovë kishte dënuar të akuzuarin Berisha me 21 vjet burgim.
Ndërsa, përmes vendimit të përpiluar më 16 tetor 2024, Apeli ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ashtu që aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet dhe çështja është kthyer në rigjykim.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të përpiluar më 12 tetor 2023, Berat Berisha akuzohet se më 28 prill 2023, rreth orës 09:45 minuta në fshatin Kijevë të Malishevë, me dashje ka privuar nga jeta axhën e tij S.B.
Në aktakuzë thuhet se, në ditën kritike me të vërejtur viktimën se me punëtorin B., po e rrokullisë arkën e betonit të marr nga pjesa e lartë e oborrit në rrugicën e përbashkët të shtëpive, ka dal nga shtëpia dhe me ton të lartë i thotë “ku po e qon gypin, nuk guxon ta marrësh”, viktima i thotë “e marr se është e imja, se po më vyen me e dërgua te bunari” si dhe shkak të motiveve të ulëta për shkak të dyshimeve që i pandehuri kishte se viktima ka pasur raport intim me gruan e tij.
Tutje, në aktakuzë thuhet se, atëherë i pandehuri i mllefosur shkon në shtëpinë e tij merr pistoletën gjysmë automatike e tipit “Crvena Zastava”, dhe me të ofruar tek viktima në distancë prej 3-4 metra gjuan drejt në trup të ndjerit S.B.
Më pas, thuhet se viktima mundohet të ik më tej por i pandehuri gjuan prapë në drejtim të tij gjatë lëvizjes në distancë 3-4 metra.
Gjithnjë sipas aktakuzës, me atë rast viktima nga plagët e marra thotë “o me vrajti, o me vrajti”, mbështetet për rrethojat e rrugicës pastaj të pandehurit i bllokohet pistoleta dhe viktima ik edhe për 3-4 metra më tej, mirëpo i pandehuri e ndjekë prapë dhe nga prapa duke gjuajtur sërish në fund e gjuan edhe tri herë në kokë dhe viktima rrëzohet tek oborri i shtëpisë së tij duke mos lëvizur më nga vendi.
Bazuar në aktakuzë, thuhet se vdekja e të ndjerit është konstatuar nga raporti i autopsisë nga ekspertit mjekoligjor, i cili ka konstatuar se shkaku i vdekjes së viktimës S.B., ka ardhur si rezultat i gjakderdhjes së brendshme në regjionin e kokës dhe kraharorit nga veprimi dinamik i predhave të hedhura nga arma e zjarrit.
Me këto veprime, Berisha akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 par.1 nënpar. 1.5 dhe 1.8 të Kodit Penal.
Në pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës, i pandehuri Berisha ngarkohet se ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armët- një pistoletë gjysmë-automatike e tipi “Crvena Zastaca”, gjashtë fishekë të kalibrit 9×19 mm si dhe një pushkë e gjuetisë, një fishekë i kalibrit 7.65×17 mm, një rrethatore prej lëkure e dizajnuar për mbajtje të fishekëve 12 bore.
Për këtë Berisha ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, par.1, të Kodit Penal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kamerat “Safe city” do të regjistrojnë çdo shkelje në komunikacion, gjobat do të merren në mënyrë elektronike
Komandanti i KFOR-it takon homologun e tij armen, fokus siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi
Përhapje virozash dhe raste të shtuara, mjekja tregon moshat e prekura me gjendje kritike
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
26 vite pas, Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri