Pas katër muaj ndërprerje, Biblioteka e Tetovës sërish ka filluar me punë dhe është hapur për lexuesit. Edhe të punësuarit edhe lexuesit duhet që t’u përmbahen protokolleve për punë për mbrojtje nga koronavirusi.
Sipas drejtoreshës së Bibliotekës së Tetovës, Njomza Imeri, librat që do të kthehen nuk do të mund të merren gjatë tre ditëve të ardhshme nga lexues tjerë. “Asnjë lexues nuk mund të hyjë në bibliotekë pa maskë, mbajtja e distancës, dorezat nuk janë edhe aq të domosdoshme, por kemi gjithsesi dezinfektues te dera edhe në brendi të bibliotekës, edhe tek punonjësit në sportele, pra këto janë masat që i kemi marrë për mbrojtje nga virusi.
Hyrjet duhet të jenë nga një person, duhet të kemi mirëkuptim, kemi shumë lexues, ka shumë libra që duhet të kthehen, por duhet që të jemi në harmoni edhe me këto masa. Çdo libër duhet të qëndrojë tre ditë në karanatinë para se të merret nga lexues tjetër”, tregon Imeri. Lexuesit që nuk i kanë kthyer librat gjatë katër muajve të kaluara nuk do të “dënohen”.
“Gjatë katër muajve, ata lexues që nuk i kanë kthyer librat nuk do të dënohen. Ne duhet të solidarizohemi me lexuesit tanë, po ashtu do të vazhdohet edhe anëtarësia për disa muaj. Ata që katër muaj nuk kanë qenë në bibliotekë – nuk është në rregull të ketë dënime nëse nuk e kanë kthyer librin. Gjatë kësaj kohe do të furnizohemi me tituj të ri edhe në gjuhën maqedonase – edhe në gjuhën shqipe, dhe mendoj se lexuesit do të kenë shumë shpejt libra që nuk kanë mundur ti gjejnë deri më tani”, thotë drejtoresha Imeri. Në këtë periudhë më shumë kërkohen libra që kanë të bëjnë me aspektin psikologjik të njerëzve për të tejkaluar këtë situatë me pandeminë. “Lexuesit më shumë kërkojnë tituj që kanë të bëjnë me përmbajtje motivuese, libra psikologjik, romane dhe literaturë tjetër, e cila do të mund të ndihmojë ata që të tejkalojnë këtë situatë të krijuar me pandeminë e virusit Covid-19. Ne mundohemi të gjejmë literaturën që ata e kërkojnë dhe mundohemi të jemi në shërbim të tyre dhe mos kthejmë asnjë lexues për librin që e kërkon”, deklaroi për gazetën KOHA drejtoresha e Bibliotekës së Tetovës.
Biblioteka e Tetovës, siguron Imeri, do të furnizohet edhe me tituj të ri gjatë periudhës që vjen. “Jemi në pritje të furnizimit me tituj të ri dhe libra që nuk i kemi në fondin tonë. Gjithmonë kemi qenë në hap me kohën dhe asnjë lexues nuk është kthyer nga biblioteka për mungesë të literaturës dhe kështu do të jemi edhe në të ardhmen”, thotë Imeri..
Megjithatë, në Bibliotekën e Tetovës ka një fond të madh të librave, të cilët mbahen në hapësira joadekuate ngase biblioteka është e vendosur në kuadër të Qendrës për Kulturë. Kushtet pritet të përmirësohen pas ndërtimit të objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Aty do të ketë edhe leximore dhe hapësira më të mira për punë, por edhe lexuesit do të kenë hapësira të cilët u kanë munguar në hapësirat ku janë të vendosura tani. Biblioteka e Tetovës do të punojë me orarin veror pra nga ora 8 deri ora 16. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës