Braziliani Richarlison debutoi në Ligën e Kampionëve në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më pas tregoi anën e tij emocionale.

Richarlison u transferua nga Evertoni te Tottenhami gjatë verës në një transferim prej 60 milionë eurosh dhe kjo i lejoi të debutonte në Ligën e Kampionëve këtë sezon.


Ndeshja e parë në kompeticionin më elitar të futbollit në botë do të mbahet mend përgjithmonë.

Anësori bëri debutimin e tij me dy gola në fitoren 2-0 ndaj Marseille. Ai i shënoi të dy golat në fund, dhe më pas tregoi anën e tij emocionale në fund të lojës.

Kur iu dha çmimi i lojtarit të ndeshjes, ai pa babain e tij duke qëndruar në tribunat afër fushës. Emocionet e tij e pushtuan dhe ai qau, dhe lotët e tij shpejt qarkulluan nëpër botë.

Richarlison mbuloi fytyrën për të mos u parë duke qarë, por kamerat kapën çdo detaj.

Richarlison pati një rrugëtim tepër të vështirë nga futbolli amator në Brazil në Ligën e Kampionëve.

Ai ishte gati edhe të hiqte dorë nga futbollit, por në fund ai arriti të nënshkruajë kontratë. /Telegrafi/

telegrafi sport app