Fioirentina është duke udhëhequr pas pjesës së parë ndaj Lazios si mysafir me rezultat 1-0.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë i fortë me disa raste. Manuel Lazzari (Lazio) dhe Franck Ribery (Fiorentina) ishin afër të shënonin në gjashtë minutat e parë të ndeshjes .


Por Fiorentina e mori epërsinë në minutën e 25-të të takimit pas një goli shumë të bukur të Ribery.

GettyImages 1223272891 Franck Ribery në aksion (Foto: Paolo Bruno/Getty Images)

37-vjeçari mori një top jashtë zonës dhe filloi driblimin, duke i lënë të shtangur Marco Parolon dhe Patric, pastaj kaloi edhe Francesco Acerbin për të shënuar për 1-0.

Francezi është kthyer në aksion pas bllokimit nga pandemia COVID -19, pasi kishte pësuar lëndim të rëndë në vjeshtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app