Rihanna ka pozuar gjatë shtatzënisë për kopertinën e fundit të Vogue.  

Këngëtarja dukej sensacionale teksa doli pa të brendshme, e veshur me një trupore të kuqe dantelle gjysmë të tejdukshme dhe taka në të njëjtën ngjyrë.


Flokët e saj të zeza ishin rregulluar bukur në pamje të lagur duke i vendosur ato prapa, teksa pamja e bukurisë përfundoi me buzëkuqin e kuq të mbyllur që merrte vëmendje absolute.

badgalriri 278181954 522928682681882 418404943041026054 n

Në intervistë, Rihanna detajoi se si është 'frikësuar' duke dëgjuar histori nga gra të tjera që kanë luftuar me depresionin pas lindjes dhe është 'frikësuar' të ndihet 'jashtë kontrollit emocionalisht' kur lind fëmijën e saj të parë.

Përveç pamjes së kopertinës, Rihanna më pas zgjodhi të vishej vetëm me një pallto të madhe të zezë të cilën e la të hapur, duke i shtuar pamjes shkëlqim me disa rruaza argjendi.

badgalriri 278504155 534607225001805 6015816423194290211 n

34-vjeçarja mbrojti gjithashtu zgjedhjet e saj të modës gjatë shtatzënisë dhe përqafimin e trupit të saj në ndryshim, pasi kishte shfaqur me krenari barkun e saj të rrumbullakosur në një sërë pamjesh të mahnitshme.

“Unë shpresoj se ne kemi qenë në gjendje të ripërcaktojmë atë që konsiderohet ‘e mirë’ për gratë shtatzëna. Trupi im po bën gjëra të pabesueshme për momentin dhe nuk do të kem turp për këtë”, tha ajo.

badgalriri 278234331 659604612006346 7527191955596021225 n

Përveç kësaj, Rihanna u shfaq e veshur me një xhup të kuq me detaje që dukeshin si luspa peshqish dhe një fund të gjatë të rehatshëm në të njëjtën ngjyrë, ndërsa flokët i kishte të kapura në një topuz të hijshëm.

Paraqitja tjetër e shfaqte atë të mbuluar plotësisht në tyl të zi, me taka të kombinueshme dhe disa detaje të bukura ngjyrash në disa pjesë.

badgalriri 278275199 136553055598436 8156360748929929594 n

Në pozimet e tjera ylli shihet e zhytur në vaskë duke u relaksuar, e veshur me xhaketë dhe doreza të verdha - kombinuar me çizme të gjata të zeza, e veshur me një fustan të bardhë të gjatë dhe një pamje tjetër të mahnitshme ku ajo shihej e mbuluar me një veshje e cila dukej si jorgan në formë të një palltoje madhështore - kompletuar me të brendshme dhe taka të bardha. /Telegrafi/

badgalriri 278394814 108797331798471 8930080579833646599 n

badgalriri 278256939 748524616316296 6790263420963410339 n

badgalriri 278496833 516570206744290 7308546939412165799 n

badgalriri 278234331 659604612006346 7527191955596021225 n

badgalriri 278294915 136282005609888 4160165419323326360 n